Dy persona, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Xhanfize Keko.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën Xhanfize Keko

Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave, E.L dhe E.M të cilët janë jashtë rrezikut për jetën por janë shoqëruar në komisariat.


Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit me dy viktima pasditen e sotme në Tiranë. Ky aksident është i pari me viktima për vitin 2020.