Një vit ikën e në mbrëmje një tjetër do trokasë në jetët tona, pasi akrepat e orës të shënojnë 00:00. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që festohet në vendin tonë dhe në mbarë botën. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.

Me shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime, do të festohet sot në mbrëmje ndërrimi i viteve, ndërsa nga lista janë hequr fishekzjarrët, të cilët nuk lejohen të tregtohen më nëpër tregjet tona. Bashkisë e vendit kanë menduar një festë me fishekzjarrë gjatë momentit të ndërrimit të viteve. Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, duke pritur që akrepat e orës të shkojnë në 12 (00:00), por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që këtë festë ta kalojnë në lokale e restorante të Tiranës dhe jo vetëm.

Kryesisht të rinjtë edhe pse darkën e Vitit të Ri e kalojnë në shtëpi, preferojnë që orët e para të vitit që vjen t’i kalojnë në club-e. Ndryshe nga vitet e tjera, përveç emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e ri, të shumtë janë dhe ato që kanë udhëtuar jashtë. www.eetimestv.com iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2020!”

Ne oret e fundit te ketij viti, www.eetimestv.com Ju Uron Gezuar Vitin e Ri 2020!

Po mbyllim se bashku nje vit te mbushur me shume ngjarje, me shume data per tu shenuar, nje vit qe e hedhim pas, per ti hapur rruge nje viti te ri sa me te mbare per te gjithe. Ky mesazh shkon per te gjithe ju miq te faqes qe na besuat, duke na bere pike referimi ne shume lajme dhe evente. SOT FALENDERIMET JANE PER TE GJITHE JU Faleminderit @Markelian Kapidani per muziken qe solle, dhe Ervis Hajdari per videon.Nga stafi i EeTimes.al GEZUAR SOT E MOT! GEZUAR VITIN E RI 2020

Posted by EeTimes.al on Tuesday, December 31, 2019