Një vit ikën e në mbrëmje një tjetër do trokasë në jetët tona, pasi akrepat e orës të shënojnë 00:00. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që festohet në vendin tonë dhe në mbarë botën. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.
Me shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime, do të festohet sot në mbrëmje ndërrimi i viteve, ndërsa nga lista janë hequr fishekzjarrët, të cilët nuk lejohen të tregtohen më nëpër tregjet tona. Bashkisë e vendit kanë menduar një festë me fishekzjarrë gjatë momentit të ndërrimit të viteve. Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, duke pritur që akrepat e orës të shkojnë në 12 (00:00), por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që këtë festë ta kalojnë në lokale e restorante të Tiranës dhe jo vetëm.
Kryesisht të rinjtë edhe pse darkën e Vitit të Ri e kalojnë në shtëpi, preferojnë që orët e para të vitit që vjen t’i kalojnë në club-e. Ndryshe nga vitet e tjera, përveç emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e ri, të shumtë janë dhe ato që kanë udhëtuar jashtë. www.eetimestv.com iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2020!”
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/370214493853503/