Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari Fatos Tushe sëbashku me sekretaren e tij.
Nga të dhënat paraprake abcnews.al ka mësuar se bëhet fjalë për Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen në gjendje të stabilizuar aktualisht.