Pas zgjedhjes së kryeprokurorit Olsian Çela, është caktuar edhe zv.prokurori i Përgjithshëm.
Gazeta SHQIP mëson se Thoma Jano do të jetë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme.
Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.