Një vogëlush 7-vjeçar ka preku mijëra njerëz që e kanë lexuar letrën e tij drejtuar babagjyshit. Blake është vetëm 7-vjeç dhe është rritur në një familje ku mbizotëron dhúna, prandaj dhe historia e jetës së tij është jashtëzakonisht shumë e tríshtë.
Në letrën që ai ka shkruar në prag festash për babagjyshin, tregon vështirësitë dhe përveç atyre dhuratave që kërkojnë zakonisht fëmijët, Blake kërkon që babagjyshi këtë vit për festa t’i sjellë si dhuratë një baba shumë të mirë.
“I dashur BabagjyshN e u detyruam të largoheshim nga shtëpia, pasi babai im ishte i tërbuar. Ne duhej të bënim të gjitha punët, dhe babai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha se ne duhej të largoheshim në një vend më të sigurt, ku nuk do të tembeshim. Jam akoma nérvoz. Nuk kam dëshirë të flas me fëmijët e tjerë. Do të vish këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asgjë këtu. Mund të na sjellësh disa libra, një fjalor, një busull dhe një orë. Gjithashtu dua një babi shumë shumë shumë të mirë. Mund ta bësh këtë për mua?
Ndërkohë është mësuar se kjo letër është publikuar me konfirmimin e Presidentes dhe CEO së strehës SafeHeaven, Kathryn Jacob, që në këtë mënyrë të ndërgjegjësohen të gjithë njerëzit për dhunën në familje.