Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në një bllok pallatesh në Lungomare të Vlorës.

Makina e shkrumbuar nga flakët ende nuk dihet nëse ka qenë një defekt teknik apo zjarrvënie e qëllimshme. Mësohet se makina është tip “Lancia” me targë AA 550 ET, në pronësi të Besmir Brahimi.