Autori i “ABC Story” dhe gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në studio me Fabiola Hoxhën rrëfeu në ABC News, se përse vendosi të ketë në ciklin e dokumentarëve të ABC Story, humoristin e njohur Zef Deda. Në këtë rrëfim Dervishi dha disa detaje nga dokumentari që ka në qendër aktorin e humorit.
Pse menduam ta kemi Zef Dedën në ciklin e dokumentarëve në ABC Story?
“Megjithë këto ngjarje të dhimbshme që kemi patur kohët e fundit do të ishte mirë që viti i ri të kalojë si Vit i ri. Pra të mos harronim traditën, për këtë arsye menduam Zef Dedën. E menduam Zef Dedën si brezi i humoristëve të nivelit shumë të lartë që kemi patur në Shqipëri. Në kohën e komunizmit, populli ka patur 2 moment ku qetësonte shpirtin; kur vinte fundjava dhe në raste festash kur këngët dhe humori bëheshin bashkë në televizionin shtetëror. Për shqiptarët ka qenë i vetmi ushqim shpirtëror i asaj kohe. Për këtë arsye këngëtarët dhe humoristët e asaj kohe i kujtojmë me shumë nostalgji dhe i vlerësojmë shumë. Një ndër njerëzit që ka qenë në majat e humorit shqiptar ka qenë Zef Deda, ai është nga Shkodra, nga qyteti i humorit. Është prej 60 vjetësh në skenë. Kështu është arti, një jetë e tërë që lind në individin e duhur. Zef Deda nuk e dinte në komunizëm se një pjesë e tij kishte kapërcyer kufijtë e izoluar të Shqipërisë, pra kishte një famë ndërkombëtare. Në ato kohëra, dikur nga vitet 70-80 ka patur një marrëdhënie të ngushtë mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për shkëmbime kulturore. Në këtë kuadër vjen një ekip i Televizionit të Prishtinës por që fshehurazi ishte futur dhe një ekip i televizionit të Beogradit të cilët kërkojnë dhe marrin lejet e duhura. Në dy pjesë ku Zef Deda imiton Çarli Çaplinin jepen në Tv e Prishtinës dhe në TV e Beogradit dhe në një moment të caktuar kur hapet një konkurs ndërkombëtar për imituesit më të mirë, ku fituesi do të shkonte në festivalin e Kanës”, tha Dervishi.
Nga festivali i Kanës më prestigjiozi në botë për filmin…. çudia ndodhi, Zef Deda në rolin e Çarli Çaplin fiton vendin e parë, porse merita i shkoi TV-së së Beogradit. Çmimit të parë të rolit të Zef Dedës iu akordua 50 mijë dollarë në atë kohë. Këtë lajm Zef Deda e merr gojë pas goje.
Roli i Çarli Çaplin nga Zef Deda bëri jehonë në mediat botërore saqë disa prej tyre kërkuan të kontaktonin me të por që Ministria jonë e jashtme në atë kohë i kishte mbajtur larg duke u thënë se aktori ishte i sëmurë rëndë.
Për më shumë detaje për historinë e jashtëzakonshme të Zef Dedës mund të ndiqni dokumentarin e plotë në ABC Story: