Largimi i shkrimtarit Agron Tufa ka shkaktuar jo pak polemika në vend. Tufa u largua drejt Zvicrës bashkë me familjen e tij, në këtë vend ai kërkoi edhe azil politik.
Shkrimtari tha se në Shqipëri kishte marrë kërcënime të shumta për jetën. Ndërsa së fundmi ai ka publikuar një dokument për të cilin thotë se tregon që deputetit Spartak Braho ka firmosur dënimin me vdekje të një personi gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri.
Po ashtu krahas dokumentit Tufa ka shkruar edhe një postim, në të cilin tregon se se Spartak Braho ka firmosur dënimin me vdekje të minorenit Gjergj Hani gjatë periudhës së diktaturë s.
Më tej ai shkruan njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani, ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”
Largimi i Tufës ka shkruar goxha debat, por nga ana tjetër Braho nuk pranon asnjë akuzë, madje edhe çështja ndaj tij në gjykatë u pushua.