Ndërsa janë bërë këto deklarata ku konfirmohet se rruga nuk do të bëhet duket se procedurat nëpër hallkat institucionale vazhdojnë. Sipas një shkrese, vetëm në datë 10 dhjetor, pra tre ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Braçe, në AKM është dorëzuar raporti teknik për projektin e anuluar të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së segmentit rrugor “Milot-Balldre.

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ajo që mbeti pas është një faturë e kripur financiare që kërkon gjetjen e mënyrave optimale për ta përballuar. E natyrshëm vëmendja është kthyer së pari në partneritet publike private që ende janë të panisura apo në proces negocimi si një nga mënyrat për të orientuar burimet financiare aty ku duhet.

Në fund të javës së parë të dhjetorit numri dy i qeverisë, Erion Braçe deklaroi në një dalje të tij televizive se koncesioni i parë që nuk do të bëhet është Milot-Balldre ndërsa koncesionet e tjera që sot kanë aktive nuk do të preken.

për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo sdo bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre tha Braçe.

Pas kësaj deklarate, përfaqësuesit e kompanisë koncesionare thanë nga na e tyre se ata nuk dinin gjë për anulimin e këtij koncesioni. Ndërsa janë bërë këto deklarata ku konfirmohet se rruga nuk do të bëhet duket se procedurat nëpër hallkat institucionale vazhdojë.

Dorëzohet raporti teknik i projektit për VNM

Çdo projekt është i detyruar që të ketë raport teknik dhe vlerësim të ndikimit në mjedis, hallka këto që kryhen nga kompani të dedikuara dhe që kalojnë më pas në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Sipas një shkrese, vetëm në datë 10 dhjetor, pra tre ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Braçe, në AKM është dorëzuar raporti teknik për projektin “e anuluar” të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së segmentit rrugor “Milot-Balldre”. Kjo do të thotë që projekti po vazhdon me ritmet normale duke kaluar në hallkat e nevojshme institucionale para zbatimit. “Vlerësimi i shkurtër teknik bëhet me qellim demostrimin e vlerësimit mjedisor të projektit “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e segmentit rrugor “Milot-Balldre”. Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i segmentit rrugor “Milot-Balldre” me gjatësi 17 kilometra që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë pjesërisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldre, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës. Projekti i propozuar përfshin ndërtimin e segmentit rrugor “MILOT – BALLDRE” si dhe ndërtimin e tunelit me 2 portal në malin e Rencit. Gjatësia e autostradës Milot-Balldre është afërsisht 17 km duke përfshirë rrugën automobilistike kryesore, tunelin dhe urat.

Projekti parashikon ndërtimin e rrugës automobilistike 15 302metra, tunelin dy portal me gjatësi 850 metra, ura e Matit me gjatësi 624 metra, Ura e Drinit 224 metra.

Po kështu referuar dokumentit propozohet ndërtimi ne total i 9 500 metrave Rrugë Dytësore Kategoria F2 për të mundësuar dhe lehtësuar qarkullimin e banoreve të kësaj zone dhe 3300 metra Rrugë Shërbimi Provizore të cilat do të jenë të nevojshme gjatë ndërtimit të rrugës kryesore. Dokumentet argumentojnë se trafiku në rritje nga Tirana drejt pjesës veri perëndimore të vendit dhe gjithashtu kushtet e infrastrukturës ekzistuese kanë sjellë reduktimin dhe mungesën e sigurisë rrugore në nivelin e shërbimit në këtë zonë, veçanërisht në dimër. Mbi të gjitha, kushtet në të cilat gjendet rruga aktuale Milot – Balldre, kapacitetet e saj, mungesa e standardeve në proporcion me kapacitet e zonës, numri i lartë i aksidenteve vdekjeprurëse në këtë aks rrugor kanë sjellë nevojën për një projekt të ri rrugor në këtë zonë thuhet në dokument.

Shifrat e ndryshme në njëjtën shkresë me të njëjtën numër regjistrimi tregojnë për ndërhyrje njerëzore të paligjshme që cenojnë integritetin e të dhënave dhe shifrave të mëparshme të studimit të fisibilitetit, tha KLSH./MONITOR