Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 41 vota pro, ligjin për simbolet kombëtare. Kjo paketë ishte hartuar nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka.
Nga mungesa e këtij ligji, janë gjobitur persona të shumtë, që përdornin flamurin shqiptar, por edhe të tjerë. Zenka tha se ky projektligj, do të forcojë arritjet e Malit të Zi në dy dekadat e fundit.
Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, u shpreh se simbolet kombëtare janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut. Ai shtoi se në asnjë vend të Europës nuk ndalohet njeri për përdorimin e flamurit.
Në përfundim tha se Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut.