Televizioni shtetëror CBC në Kanada ka krijuar polemika pasi ka transmetuar filmin e preferuar të Krishtlindjes “Home Alone 2” pa një skenë që përfshin presidentin Donald Trump në të.

Heqja e skenës është konsideruar nga konservatorët amerikanë si një lëvizje politike dhe censurë, por CBC ka theksuar se skenën e ka hequr në vitin 2014, kur ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit.Sipas televizionit asokohe Trump njihej si biznesmen i suksesshëm dhe nuk kishte lidhje me politikën.

“Siç ndodh shpesh për filmat e përshtatur për televizione, edhe “I vetëm në shtëpi” është rishikuar. Skena me Trump ishte një prej atyre që janë hequr”, shpjegon televizioni në një komunikatë për shtyp.

Presidenti amerikan nuk e ka marrë seriozisht këtë vendim dhe bëri shaka në Twitter ku shkroi se “filmi nuk do të jetë më i njëjti” /Opinion.al