Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka urdhëruar ndërprerjen e operacioneve në spitalin e Shkodrës. Spahia thotë se ata që janë planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale në repartin e Kirurgjisë dhe Obstetrikes duhet të presë, pasi Rilindja jep shërbim me racion për shkak të buxhetit të tejkalimit të buxhetit të koncesionit të strerilizimit.
“Pezullohen serish ndërhyrjet kirurgjikale. Ne zbatim te udhëzimeve nga ministria, vijojnë urdhrat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe në atë të Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion për shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!”, thotë Spahia
Spahia ka publikuar edhe një njoftim zb. drejtori i shërbimeve klinike Shkodër Agustim Suma, i cili thotë se operacionet e planifikuara për periudhën e festave 30 Dhjetor 2019 deri në 06 Janar 2020, për të rritur gatishëmrinë e spitalit gjatë kësaj periudhe. “Të nderuar, ju njoftojmë që për arsye të mirë menaxhimit dhe mirë planifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për periudhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim vitit 2020 lind nevoja e anulimit të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për periudhën 30 Dhjetor 2019 deri në 06 Janar 2020. Ndërhyrjet kirurgjikale do të realizohen me një planifikim të dytë mbas datës 06 Janar 2020 thuhet në shkresë.