/ATSH/ Zhvillimit të potencialit turistik të zonës së Thethit në Shkodër po i vjen në ndihmë edhe rikonstruksioni i rrugës Qafë Thorë – Theth.
Rikonstruksioni i rrugës do të përmirësojë jetën e banorëve të një prej zonave më të largëta e më të izoluara, duke krijuar aksesin e nevojshëm për marrjen shërbimeve kryesore.
Nga ana tjetër projekti i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit malor.
Më shumë se 40.000 vizitorë, të cilët frekuentojnë këtë zonë do të kenë akses më të mirë dhe përmirësimi i saj do të ndikojë në shtimin e numrit të tyre, duke krijuar mundësinë e turizmit edhe në periudhat kur është e pa akesueshme.
Rruga është 16 kilometra e gjatë dhe lidh Thethin me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën. Projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra.
Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.