Partia Demokratike po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme.
Teksa foli për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, lideri i PD-së tha se grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të draftit për reformën zgjedhore.
Ai tha se projektligji do të jetë gati në fillim të janarit. Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do ti bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do ti nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe përsa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor tha Basha.
Mes të tjerash kryeopozitari kërkoi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri, për të monitoruar zhvillimet politike në janar dhe për të vendosur më pas edhe axhendën.