Pas polemikave të forta që pasuan zgjedhjen e këngës fituese të Festivalit te 58-të të Këngës në RTSH, ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshem i Festivalit, Thoma Gëllçi.

I pyetur nga “Panorama” Gëllçi sqaron se së shpejti do të behet analiza e Festivalit, e cila do te jetë e hapur edhe per shtypin edhe per gjithë publikun e interesuar.

Ndërkohë që një mesazh e ka edhe për vendimin e dhënë nga juria, që shkaktoi debat të madh: Vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm.

Reagimi i Gëllçit
Siç është ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun.

Debatet janë të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm.

Polemikat

Fill pas mbylljes se festivalit, rrjetet sociale kane zier nga reagimet e shumta per përplasjen e madhe lidhur me këngën fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Vete prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli hapur pro Elvana Gjatës, ndërkohe që kjo e fundit, nuk e fshehu zhgënjimin që u rendit e dyta.

Tre anëtaret e huaj te jurisë i dhanë këngës së Elvana Gjatës piket maksimale, pra 18, ndërkohë që muzikologia Mikaela Minga e vlerësoi vetëm me 2 pikë.

Edhe Rita Petro qartësisht nuk ka qenë për Elvanen fituese, pasi ka vlerësuar Arilenen me 18 pikë dhe me 8 pike Elvana Gjatën.