Eshtë Krishtlindje, katolikët festojnë lindjen e Jezusit në të gjithë botën, në çdo gjerësi gjeografike të globit, por para së gjithash sytë dhe veshët e të gjithëve dje në mbrëmje ishin drejtuar në Romë për të dëgjuar mesazhin e pontifit.
Dashuria e Zotit është e pa kondicionuar dhe e pa negociueshme, ishte ky refleksioni i Papës në meshën e falur në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Pas procesionit Papa u dal përpara altarit të rrëfimit, zbuloi dhe puthi statujën e Jezusit duke u lutur për të gjithë, pavarësisht se zemrat e njerëzve duket se janë bosh dhe të varfëra për nga dashuria.
“Ndërsa këtu në tokë gjithçka duket se i përgjigjet logjikës së dhënies dhe marrjes, Zoti vjen falas. Dashuria e tij nuk është e diskutueshme: ne nuk kemi bërë asgjë për ta merituar atë dhe ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta shpërblejmë atë”.
Në meshën e natës së Krishtëlindjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit e mbushur me besnikë, Papa Françesku interpreton misterin e Lindjes me fjalët e Apostullit Pal: U shfaq hiri i Zotit, atij që na fal dashuri që na fal dashuri hyjnore, dashuri që transformon jetën, rinovon historinë, na çliron nga e keqja, ngjall paqe dhe gëzim.
Për Papa Françeskun, “Zoti nuk na do, sepse ne mendojmë mirë dhe sillemi mirë. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ne. Dashuria e tij nuk ndryshon, ai nuk është materialist, ai është besnik dhe i durueshëm. Kjo është dhurata që ne gjejmë në Krishtlindje: ne zbulojmë me habi se Zoti është gjithçka e mundshme falënderimi, gjithë butësia e mundshme” tha Papa.
Papa francesku pati edhe një këshillë për besimtarët: Papa gjithashtu ka një këshillë për besimtarët: Ne tha ai, nuk duhet të presim që fqinji të bëhet i mirë për ti bërë atij mirë. Zoti nuk fal dashuri me kushtin se duhet të jemi të përkryer. Zoti nuk priti që ne të bëhemi të mirë për të na falur dashur.
Papa tha gjithashtu se të dhuruarit dashuri i jep kuptim jetës dhe është mënyra më e mirë për të ndryshuar botën, kishën dhe historinë.
Sot, nga Bazilika e Shën Pjetrit Papa Francesku dha mesazhin dhe bekimin Urbi et Orbi për mijëra besimtarë që kishin mbushur sheshin qëndror të Vatikanit.