Këto janë ditë festash, shqiptarët dhe njerëzit kudo në botë festojnë sot lindjen e Krishtit. Ndërkohë VIP-at shqiptarë kanë postuar shumë foto në këto ditë festash.
Një ndër to është edhe Arbana Osmani, moderatoja e cila së fundmi ka publikuar një foto, ku shfaqet vetë, me djalin e saj dhe një vogëlushe. Të veshur në të kuqe, ata shfaqen duke qeshur dhe mesa duket po i shijojnë këtë ditë feste.
Fansat nuk kanë ngurruar t’i bëjnë edhe një pyetje Arbanës dhe kjo e fundit, nuk ka hezitur të kthejë përgjigje. “Arbana në pritje të ëmbël?“, ka qenë pyetja, për të cilën moderatorja është përgjigjur: “Në pritje të kulaçit”. Mesa duket moderatoja nuk është shtatzënë.
Arbana Osmani pas divorcit është në një lidhje me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilat po shijon dashurinë e re.