Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin për amnistinë që do duhet të kalojë në parlament për tu zbatuar.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kemi patur në fokus gratë dhe të miturit e dënuar.
Kësisoj nga aministia do të përfitojnë gjysma e grave të dënuara. Ajo tha se aktualisht janë në burg 56 gra, dhe gjysma e tyre do të dalin pas miratimit të ligjit.
Po kështu 28 gra te tjera që mbeten në qeli do përfitojnë ulje dënimi.
Sakaq pritet të lirohen edhe 4 të dënuar të mitur, dhe dy të tjere perfitojne ulje dënimi.
Nga burrat e dënuar do të përfitojnë ata që janë të dënuar me 2 vjet burg e poshtë.