Elvana Gjata mori vendin e dytë në Festivalin e 58-te të këngës në RTSH. Zhgenjimin e shprehu direkt këngëtarja, por edhe mbështetësit e saj, si prezantuesja Alketa Vejsiu. Reagimet kanë qenë të shumta, njerëzit e show-bizz dhe publiku u ndanë mes fitueses Arilena Ara dhe “humbëses” Elvana Gjata.
Pas 24 orëve ka reaguar vetë këngëtarja Elvana Gjata me një shënim në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar se edhe pse refuzon të flasë në raste të tilla, këtë herë vendosi të veproje ndryshe. “Arilena…nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemer vetëm sukses,” shkruan Elavana.
Më tej, falenderon publikun, duke deklaruar se e ka ndjerë në çdo çast, edhe në Festival mbështetjen e fortë për të dhe këngën e saj.
Por Elvana nuk harroj të thumbojë anëtarën e jurisë, Mikaela Minga e cila i dha vetëm dy pikë.