Kryeministri Edi Rama po vijon mbledhjen e ministrave në Durrës dhe ka marrë vendimin që nesër të mbledh Kryesinë e PS.
Sipas burimeve nga mbledhja mësohet se Kruyesa e PS do mblidhet nesër në selinë rozë për të përcaktuar datën e mbajtjes së Kongresit dhe zgjedhjet brenda partisë.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet situata në Shkodër, Vorë e Durrës, qytete që kanë mbetur pa kryetarë bashkie.
Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.