Anabel.al shkruan se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë përfshirë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58-të të këngës në RTSH.

Revista shkruan se debati ka patur në fokus, strategjinë për të çuar në Eurovizion një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe së fundmi u zbulua se nuk ishte as e jurisë, pasi siç edhe u pa, juria e huaj, kishte përzgjedhur këngën e Elvana Gjatës si këngën fituese, por matematika e çuditshme e njërës prej anëtareve shqiptare të jurisë, e cila votoi me pikët minimale Elvanën për t’i siguruar kapërcimin e nevojshëm Arilenës.

Sipas burimeve, Vejsiu nuk ka qenë dakord me gjithë skemën e krijuar për Arilenën. Pas finales, Alketa nuk e ka përmendur në asnjë moment Arilenën dhe nuk e ka uruar publikisht. Madje kërkoi falje publike për Elvanën.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.