Pallati i njohur si pallati i Fatos Nanos, pas Shallvareve në Tirane, u rrethua me shirit sigurie pas shqetësimit te disa prej banorëve në apartamentet e tyre. Por jo të gjithe banoret ishin dakord. Pas disa orësh drejtori i Institutit të Ndërtimit sugjeroi ngushtimin e perimetrit të sigurise dhe evakuimin e 4 familjeve.
Shiriti i sigurisë rrethoi vetëm për dy orë pallatin 15-katësh pranë zonës se njohur si Shallvaret ne Tirane. Ai u vendos pasi disa prej banoreve kerkuan nderhyrjen e bashkise me pretendimin se termeti i 26 nentorit ju kishte demtuar apartamentet. Ndersa disa te tjerë jashte kameras thanë për Abc News se banorët kane denoncuar per shkak te konflikteve personale me ndertuesin e pallatit.
“Vjen policia bashkiake e na nxjerr nga shtëpia pa dokument pa gje, nga 26 nentori ne kemi qendruar këtu. Ne shtepi kam deme te vogla”, shprehet një banore.
Ndërsa banoret debatonin mes tyre, drejtori i Institutit te Ndertimit mbërriti per te inspektuar pallatin. Pasi pa apartamentet, u sugjeroi perfaqesuesve të bashkisë të ngushtonin zonen e sigurise dhe te evakuonin vetem katër familjet që banonin ne shtesen ne krahun e djathtë të pallatit.
“Keni vendosur gjithe këtë shirit per nje shtese kaq te vogel… nuk është nevoja per panik dhe per alarm … pallati nuk ka rrezik”, tha ai.
Në këtë pallat i njohur si pallati i ish-kryeministrit Nano banojnë 75 familje.