Tesco ka pezulluar prodhimin e kartolinave të Krishtlindjeve për bamirësi në një fabrikë në Kinë, pasi një vajzë gjashtë vjeçare nga Londra gjeti brenda njërës prej tyre një mesazh nga punëtorët, që duket se trajtoheshin si skllevër
Shënimi i gjetur nga Florence Widdicombe u tregua se ishte shkruar nga të burgosurit në Shanghai. Aty theksohej se ata ishin “të detyruar të punonin kundër vullnetit të tyre”. “Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatat e të Drejtave të Njeriut”, thuhej në mesazh. Tesco u shpreh e “shokuar” nga raporti, duke shtuar:Ne kurrë nuk do të lejonim punën e të burgosurve në zinxhirin tonë të furnizimit
Supermarketi gjigand sqaroi se do ta hiqte nga lista e tij furnizuesin e kartolinave, Zhejiang Yunguang Printime, nëse konstatohej se kishte përdorur punën e të dënuarve me burg. Florence ishte duke i shkruar kartolina Krishtlindjesh shokëve të saj të shkollës, kur zbuloi se njëra prej tyre, në të cilën shfaqej një kotele me një kapelë të babagjyshit, ishte tashmë e shkruar brenda.
Aty shkruhej me shkronja kapitale se ,ishin një grup të huajsh të burgosur në burgun e Shangait, Qingpu e të detyruar të punonin kundër dëshirës së tyre Më tej, personit që do të gjente mesazhin, i kërkohej të të kontaktonte Peter Humphrey, një gazetar britanik i cili ka qenë dhe vetë i burgosur atje katër vjet më parë.