Strakosha dhe Igli Tare festojnë sërish, sërish përballë Juves, këtë herë në tokën e largët, në Arabinë Saudite. Vetëm emri ishte Superkupa e Italisë pasi kjo finale ishte një marketing i pastër, edhe emrat në fanellë kishin ndryshuar.

Këto janë detaje që për popullin lacial mbase kanë pak rëndësi pasi të besuarit e Simeones zhvilluan një ndeshje të madhe duke mposhtur sërish “Zonjën e Vjetër” brenda një harku kohë shumë të shkurtër.

https://youtu.be/334TfZ8HPmE

Kjo është hera e katër që Lazio fiton Superkupën, për herë të fundin e kishin bërë diçka të tillë dy vite më parë, sërish duke mposhtur Juven në finale. Luis Alberto realizoi për Lazion në minutën 16-të por në fundin e pjesës së parë Dybala riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë Ilicic dhe më pas në kohën shtesë, Cataldi realizuan dhe dy herë të tjera për Lazion duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1, një fitore e madhe për ekipin e Lazios dhe mbi të gjitha për dy shqiptarët Strakosha-Tare, mënyra më e bukur për të mbyllur vitin.