Humbja e Milanit ndaj Atalantës, ka mërzitur çdo tifoz, madje edhe vetë komentatorin Tiziano Crudeli, që është një nga tifozët më të flaktë të Milanit.

Pikërisht në ndeshjen e fund vitit, futbollistët e Milanit i bënë një dhuratë të hidhur tifozëve me humbjen 5-0. Komenti i Crudelit në përfundim të ndeshjes nuk ka nevojë për përshkrim, ku mes lotëve komentatori shprehet

“T’ju vijë turp. Kërkoni falje.T’ju vijë turp, sepse mund të humbasësh,por jo kështu.Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë.Duhet të keni minimumin e krenarisë”