Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e vota të mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Menjëherë pas ngjarjes, ka ndërhyrë policia, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar dy persona, babë e bir.
Por, në momentin e ndalimit të tyre, ka ndërhyrë djali tjetër i familjes, duke kundërshtuar me dhunë uniformat blu.
Kjo ka detyruar policët të kërkojnë ndihmën e shërbimeve të tjera të komisariatit për të neutralizuar dhe kapur autorët e sherrit.