Kryeministri Edi Rama do ët mbledhe kabinetin e tij qeveritar në prën 09:00 të mëngjesit në Golem. Burime nga Partia Socialiste, bëjnë me dije për Dosja.al se mbledhja do të zhvillohet nesër, në një nga zonat që u godit më fort nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fokus të mbledhjes mësohet se do të jetë bilanci i punëve në vitin 2019. S’dimë të themi nëse do të ketë ndryshime apo lëvizje të bujshme të ministrave.
Kujtojmë që vetëm një vit më parë, kryeministri Rama ndryshoi kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar shtatë ministra. Në mesin e ndryshimeve, ishte edhe ardhja e dy ministrave nga Kosova, Besa Shahini mori timonin e ‘arsimit’, ndërsa Gent Cakaj zëvendësoi Ditmir Bushatin.
Gjithsesi, ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas, që do të jenë edhe pikat kyçe të vlerësimit të ministrive është “PO”-ja me kushte nga Bundestagu për çeljen e negocitave dhe tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima.