Arilena Ara është shpallur fituesja e cmimit të parë të Festivalit të 58 të Këngës në Radio-televizionin Shqiptar. Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”.
Kupën e fitores ia dorëzoi Jonida Maliqi, fituesja e Festivalit të 57 të Këngës që përfaqësoi Shqipërinë në skenën europiane, duke e quajtur atë një përvojë të paharrueshme.
Në natën finale të Festivalit të 58 të Këngës pati surpriza dhe të ftuar të veçantë, ku përlotëse ishte rikthimi në skenë i të madhes Ema Qazimi. E veshur me të zeza, duke kënduar për Shqipërinë, Ema Qazimi u përlot teksa publiku u ngrit në këmbë në nderim të muzikës së bukur që i la brezave.
Nga Italia erdhi dhe u ngjit në skenën e Pallatit të Kongreseve edhe këngëtarja me zërin e veçantë, spikatur nga talent shoë XFactor, Giusi Ferrer duke sjellë Live hitet e saj mjaft të njohura edhe në Shqipëri