Gazetarja nga Prishtina, Kimete Berisha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, pas vizitës që bëri presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nëpër gërmadhat e pas tërmetit në Shqipëri.

Berisha si një nga viktimat e mbijetuara të genocidit serb në Kosovë në kohën kur Vuçiç ishte edhe atëherë në pushtet, i kujton Edi Ramës që të takohet sa herë të dojë zyrtarisht me njeriun që mohon masakrën e Reçakut e gjithë krimet në Kosovë, por të mos krijojë skena melodramatike mbi rrënojat e tërmetit, sepse i bën për të vjellë

Në fund të shkrimit shpërthyes, Kimeta Berisha, pasi paralajmëron Edi Ramën, që tja kthejë mbrapsht dashninë Vuçiqit, sa skemi nis me të urrejtë si çeta e vik.timave të luftës e mos me të lënë me shti hundën në Kosovë sa të jesh gjallë, e mallkon në emër të viktimave shqiptare nga serbët