Partia Demokratike është parti serioze dhe për këtë nuk ka më dyshime. Protestat lodhëse e të mundimshme tashmë janë një kujtim i largët, por me mbresa që nuk të ikin kurrë nga mendja. Siç thotë edhe populli, mundi dhe lodhja shpërblehen e kështu ka ndodhur edhe me demokratët.
Megjithëse nuk arritën dot që të ndalonin zgjedhjet e 30-qershorit, ata kanë arritur të fitojnë zemrat e ndërkombëtarëve përmes një fotoje, e cila pasqyron klimën e protestave. Një moment, kur policia përgjigjet me gaz lotsjellës ndaj shashkave dhe molotovit të protestuesve është përzgjedhur nga agjencia “Reuters” si fotoja më e mirë e Shqipërisë për vitin 2019.
Megjithëse merita është e fotografit Florian Goga, dhe jo e PD-së, zyra e shtypit në selinë blu, nuk ngurron që t’a shpërndajë duke theksuar se edhe vitin që kaloi, Reuters zgjodhi një foto të opozitës për të pasqyruar vitin 2018 në Shqipëri, e që është momenti kur deputetët hodhën miell ndaj kryeministrit Edi Rama.