Në cilësinë e Kryetares së Këshillit Bashkiak me duhet te sqaroj opinionin publik te qytetit te Shkodres ne lidhje me qendrimin e disa mediave lokale per mbledhjen e djeshme te dates 20.12. 2019 te Keshillit Bashkiak .
Me duhet te theksoj se ka patur kronika totalisht dezinformuese dhe teresisht politike te njeanshme.
1. Ka qene keshilli bashkiak i cili me shkresen me nr prot.19979 date 19.11.2019, “Mbi sugjerimet nga Keshilli Bashkiak Shkoder per paketen fiskale 2020” ai qe ka pergatitur nje liste me propozime per nderhyrje per tu marre ne konsiderate ne paketen fiskale.
Dokument qe do e gjeni bashkengjitur me poshte.
2. Perseri me poshte do te gjeni te listuar keto propozime per nderhyrje ne paketen fiskale me shpjegimet perkatese te dhena nga administrata e Bashkise.
3. Ne 16 propozime qe ka bere Keshilli 14 nga ato jane marre ne konsiderate dhe jane perfshire ne Paketen Fiskale 2020 dhe ato propozime qe kane ngel pa u perfshire nuk realizoheshin dot per shkak te kufizimeve ligjore.
4. Keshilli bashkiak paraprakisht zhvillimit te mbledhjes se keshillit ka zhvilluar mbledhjet e komisioneve ne te cilat kane qene prezent z. Ademi Kryetare Bashkie dhe administrata pergjegjese per sektore te caktuar. Kane qene pikerisht diskutimet e komisioneve ato qe kane arritur ne definimin e Paketes Fiskale 2020.
5. Referimet e secilit nga kryetaret e komisioneve ne mbledhjen e keshillit kane nxjerr ne pah ate qe eshte dakordesuar ne mbledhjet e komisioneve.
Ajo cka e ben Keshillin Bashkiak te jete ne nje nivel teresisht teknik dhe ezaurues te problematikave dhe diskutimeve ne nivel komisionesh pa bere kakofoni ne mbledhje keshilli . Kakofini qe nuk i ka sherbyer qytetit nder vite por perkundrazi e ka dezinformuar edhe e ka larguar vemdnjen nga ceshtjet kryesore dhe prioritare te mbledhjeve.
Sigurisht kjo lloj qasjeje eshte komplet e ndryshme nga qasjet qe Keshillat paraardhes Bashkiake kane patur.
6. Paketa Fiskale 2020, fale edhe nderhyrjeve qe cdo anetar i keshillit bashkiak ka bere (duke bere propozimet e listuara) eshte paketa me sociale qe ka patur qyteti i Shkodres deri me sot.
Dhe nese paketa te tilla sociale nuk i sherbejne medias per te reklamu ate qe po behet ne favor te qytetit te Shkodres dhe te qytetareve te Shkodres qofshin keto shtresa vulnerabel apo biznese, pertej qasjeve politike qe palet mund te kene, atehere le te vazhdojne te perdorin terma teresisht te papershtatshem dhe teresisht disfavorizuese per qytetin e Shkodres dhe shume favorizuese per oreksin e debatit politik skandaloz dhe regresiv qe nuk i sherben asnje qytetari jo vetem te Shkodres por as te Shqiperise.