Fati u ka buzëqeshur familjes Mustafa në Prishtinë. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri udhëtuan drejt kryeqytetit të Kosovës për t’i dhënë vetë Resmijes dhe Hajdinit lajmin e mirë.
Fillimisht Elvisi u ndal në një qendër tregtare për t’i blerë veshje dhe lodra fëmijëve të mitur. Në banesë Elvisi u tha Resmijes dhe Hajdinit se nuk do të jetojnë më mes mykut dhe lagështirës.
Elvisi: Remije mos u mërzit, lotët e tua të hidhërimit do t’i kthejmë në lot gëzimi. Pas takimi erdhi momenti kur Resmije dhe Hajdini bashkë më fëmijët u futën në banesën e tyre të re.
Elvisi: Erniti dhe Agnia nuk erdhën vetëm për t’u sjellë rroba..
Erniti: Ne erdhëm t’u gëzonim me një banesë, është e juaja, për atë kemi ardhur!
https://youtu.be/DVxXs3CKHwA