Mazhoranca miratoi ditën e djeshme ligjin për mediat, ndërsa gazetarët e kundërshtojnë me forcë, pasi cënohet e drejta e fjalës. Deputetja e PS, Senida Mesi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News thotë se ky ligj është konsultuar me OSBE dhe nuk cënon lirinë e fjalës.

Sipas saj, vendimi i AMA mund të ankimohet në Gjykatën Administrative.

Ndërsa e pyetur nga gazetari se a është i drejtë qëndrimi i kryeministrit, që i quan gazetarët kriminelë dhe kazanë, deputetja Mesi tha se nëse ka fakte mund të çohet në gjykatë.

Gazetari Sebastian Zonja: Ne si media jemi cilësuar kriminelë, jemi cilësuar gjenerator tmerri, jemi cilësuar kazan. Atëherë edhe kryeministri paska faj, ti vëmë një gjobë kryeministrit?!

Senida Mesi: Edhe mua më kanë sharrë