Arben Malaj, i cili ditën e sotme është shkarkuar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Malaj tha se kryeministri Edi Rama e ka shumë inat dhe arsyeja është karakteri i tij i fortë dhe fakti që nuk nëpërkëmbet dot.
Pjesë nga biseda
Fevziu: Pse të ka inat Rama? Nëse ti do i prishje punë, nuk do të të kishte vënë fare aty?
Malaj: Po le të mos më vinte
Fevziu: Po pse pra
Malaj: Unë i kam këtu, të ruajtura (tregon telefonin), më merrte Balla në telefon më thishte mos kritiko lali Erin
Fevziu: I ke në mesazhe?
Malaj: Po
Fevziu: A mund të ma lexosh pak?
Malaj: Jo, pse të t’i lexoj ty unë, do ndjek rrugën ligjore. Ballës i ka thënë ‘mua s’më ka trembur Berisha me kêrcënime me jetë në ‘97’, do trembem nga këta. Ik pyet Ballën po deshe.
Ditën e sotme, gjatë seancës penare në Kuvend, u miratua shkarkimi i Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.