Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka treguar pak më parë për mediat nëse do të krijojë një parti të re apo jo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E pyetur nga gazetarët, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, por thjesht tha se me reformën zgjedhore duhet të krijohen kushtet për të gjithë. Po ashtu, ajo deklaroi se përmes reformës duhet të arrihet që kush prek votën, të shkojë në burg.
“Çdokush që tenton të vjedhë votën jo thjesht do ndiqet penalisht por do gjehet mekanizmi që ai të shkojë në burg, kjo do ngreje llogaridhënien. Ky takim ishte për të shqyrtuar këtë keekesë që ka ardhur nga BE që ne të ndëshkojmë ata që abuzojnë me shit-blerjen e votës.
Memoria politike na tregon qartë se kjo ka ndoshur, i referohem 2008, 2017, ajo që po kërkoj është të kemi një reformë të hallkave zgjedhore në mënyrë transparente e ky proces të mos bëhet për dy partitë kryesore, të bëhen për të gjitha subjekte që do hyjnë në garë. E rëndësishme është të krijojmë kushtet për të gjithë jo për Rudinën”, u shpreh Rudina Hajdari.