Ditën e sotme është zhvilluar protesta e dytë kundër ligjit “Anti-shpifje”, ku disa të rinj, pjesë e Rezistencës Rinore, kanë thyer disa televizorë, ndërsa më pas janë shtrirë para Kryeministrisë, me pranga dhe shirita të zinj në gojë, ku shkruhet gjobë.

Më pas së bashku me pankartat, ata i kanë hedhur televizorët në koshin pranë kryeministrisë.

Një prej përfaqësuesve të të rinjve, Arben Meta, u shpreh se “Anti-shpifja” ishte një nga arsyet që mbajti diktaturën në këmbë.

Sipas tij, me këtë ligj, Shqipëria i kthen kurrizin aspiratës për në BE.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, gazetarët u mblodhën përpara Parlamentit, për të kundërshtuar ligjin.

Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes, ligji kaloi në Parlament, me shumicë votash.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/429594544628512/