Pas pyetjes që politikani gjerman, Martin Henze i shtroi kryeministrit Edi Rama nëse ka qenë i dënuar apo jo në Francë për trafikim të ikonave të vjedhura, një tjetër zë ngre dyshimet për këtë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” një video ku flet koleksionisti i ikonave, Gjergji Thimio.

Ai pohon në video që kryeministri ka qenë dy herë i dënuar në Paris.

“Edi Rama ka qenë dy herë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash”, thotë Gjergji Thimio. Ndërsa Sali Berisha e pyet në statusin e tij Edi Ramën se pse nuk përgjigjet për këto akuza.

“Gjergji Thimio ka nje akuzë konkrete për Edvin Mafinë, për të cilën ka heshtur si fija e barit. Vetëm dy ditë më parë personaliteti i shquar i CDU, Martin Henze shtroi nga Gjermania pyetjen për Edvin Kristaq Ramën: A keni qenë i burgosur në Paris për trafikim të ikonave të vjedhura?Ai nuk u përgjigj. Vite më parë ishte Fatos Nano që akuzoi Ramën si trafikant të ikonave të vjedhura në Paris. Për të gjitha këto akuza Edvin Kristaq Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Pse?? Sb”, ka shkruar Sali Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/921904991537693/