Teksa në ambientet e jashtme të Kuvendit gazetarët po protestojnë kundër paketës Antishpifje, brenda sallës deputetët vijojnë diskutimet për tema të nxehta, mes të cilave është dhe ajo e rrjetit të teknologjisë 5G.
Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se si pasojë e zgjedhjeve të gabuara me Kinën, Shqipëria po i kthen kurrizin aleatëve strategjikë që janë SHBA-të,.
“Thuhet se duhet të kemi investime nga Kina, por janë investime të miratuara drejtpërdrejtë nga qeveria e Kinës. Ngre alarmin për keto lloj investimesh që ofrojnë pasuguri.
S’duhet t’u kthejmë kurrizin investimeve perëndimore. Nuk ka besim asnjë investim perëndimor të vije të hedhë lekë këtu”,u shpreh Hajdari, fjala e të cilës u ndërpre më pas nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë nga ana e Hajdarit, e cila i ka kujtuar drejtuesit të seancës që këtë sjellje nuk e kryen as me Kujtim Gjuzin.
“Nuk i preve fjalën Gjuzit që flet kot, pse ma ndërpret mua”, ka qenë vërejtja e Hajdarit, që duket se ra në vesh të shurdhët, pasi Ruçi nuk ka sesi të tërhiqej nga e veta.