Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se ligji është bërë në bashkëpunim me ekspertët e OSBE-së dhe më i butë se në Gjerman apo vendet e BE-së. “Ndryshimet janë bërë në konformitet të plotë me ekspertët e OSBE-së.

Unë nuk e kam problem fare, deri në fund të jesh i hapur për të dëgjuar dhe pranuar gjithcka që e përmirëson një projekt. Drafti ynë është përmirësuar në cdo detaj deri në fund, thelbi është po ai, që kur kemi pranuar të bëjmë një ligj si Gjermania apo BE, por një më të butë. Vendet e BE-së nuk i kanë si duhet ligjet, por shumë të ashpra.

Nuk e kemi fuqinë e Gjermanisë, të themi ‘ti do na thuash si do të bëjmë ligjin që të mbrohemi nga këta?” Nuk kemi shkuar në rrjetet sociale. Këto vende ta këpsuin në kryq profilin në sekond, kanë edhe mekanizma ‘facebook false’ që nuk mund të hapen.

Ne nuk kemi shkuar atje. Ne po synojmë të vendosim standarde për të drejtat e njeriut. Ligji siguron procedura të shpejta për administrative.

Nuk mund të pritet një vit. Krijohet një regjistër, ku këto subjekte duhet të regjistrohen, bëjnë biznes, marrin reklama. Thonin nuk kemi gjë me ligjin, ‘ne kemi pushtet të pakufizuar mbi internetin’.

Identifikimi i pronësisë mundësohet për të gjithë që të dish me kë ke të bësh dhe jo me prita dhe ferra, pas të cilave dikush të gjuan dhe nuk di ku të ankohesh dhe ajo gjuhet pas teje e marrin të gjithë. Si mund të bashkëjetohet me këtë, që njeriu të vendoset përballë një ekzekutimi që është komplet shpifje. Nuk ekziston mbyllja. Kush e thotë këtë gënjen” tha ai.