Pas debatit që pati mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, deputeti hartues i Paketës Anti-shpifje, Musa Ulqini, me pedagogun Mark Marku, duket se nuk e ka harruar sherrin. Nga foltorja e Kuvendit, ku nisi diskutimi për Paketën, përveç mbrojtjes së projektligjit, ai tha se gjatë debateve për këtë paketë, është hasur me “farësoj njerëzish, njerëz që s’kanë lidhje me pedagogjinë dhe gazetarinë. Me llojsoj fjalori”.

Musa Ulqini: Ligji i ri nuk detyron portalet të regjistrohen, heq punën në të zezë. Projektligji përpiqet të rregullojë sektorin e mediave online.

Ua garanton, duke rritur kredibilitetin e gazetarëve që punojnë në këtë sektor. Është standart i BE sepse mbron të miturit. Nga mënyra si informohen anonimë nëpër portale. E shmang gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit. Ata që e kundërshtojnë janë të parët që e shkelin rregullin.