Një incident ka ndodhur në Kuvend, teksa deputetit Tom Doshi i është thyer karrigia e tij.

Menjëherë shërbimet e Kuvendit kanë ndërhyrë për zëvendësimin e saj, ndërsa situata është shoqëruar dhe me disa momente ilariteti.

Në seancën e sotme në Kuvend, që është dhe e fundit për këtë sesion parlamentar, po diskutohet lidhur me paketën Antishpifje, të propozuar nga mazhoranca socialiste, dhe të kundërshtuar nga përfaqësuesit e mediave në vendin tonë.

Në asnjërën prej pikave të rendit të ditës, nuk figuron emri i Doshit si diskutant, dhe mesiguri do ti duhet një karrige edhe më e qendrueshme.