Gjykata e Malit te Zi ka dhene vendimin per familjen nga Kopliku te cilet akuzohen per vrasjen e policit malazez.
Të dyshuarit për ekzekutimin e Lekoviç janë lënë 30 ditë në paraburgim. Kjo u bë pasi shtetasit shqiptarë Luan, Lulzin dhe Nure Hasanaj u dëgjuan në Gjykatën e Lartë të Podgoricës nga një gjykatës hetues.
Propozimi i Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre u pranua.
Shqiptari Luan Hasanaj vrau Lekoviç javën e kaluar dhe u përpoq ta vriste në paraburgim kolegun e tij, Aleksander Kilibard.
Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë tre shqiptarë, nënën e moshuar Nure Hasanaj 67 vjeçe dhe dy djemtë e saj Luan 43 vjeç e Lulzim Hasanaj.