Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij për paketën Anti-shpifje, duke i quajtur kundërshtarët e ligjit, një turmë njerëzish që nuk lexojnë. Rama solli disa shembuj, ku sipas tij, qeveria e tij është bazuar, dhe që janë më të ashpër se paketa që miratohet sot në parlament.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kryeministri Edi Rama: Jemi përballë një turme që nuk lexon dhe as nuk denjon të lexojë. Që thotë, ne nuk e lexojmë ligjin se s’duam ligj. Po e nis nga konteksti. 20 shtete të BE parashikojnë shpifjen dhe fyerjen si vepër penale.

Republika Federale gjermane ka legjislacionin më të ashpër, ku parashikohen 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe rastësisht është vendi ku ka më pak fyerje dhe shpifje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas vendeve që kanë një ligj të vecantë, si Kosova, Maqedonia, e Britania e Madhe. Në tetor të 2018, për shkak të rritjes së rrjeteve sociale, direktiva e BE-së është përafërsuar plotësisht në republikën e Shqipërisë.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj për lajmet e rreme, që mban emrin e presidentit, që iu jep autoriteteve fuqi për lajmet e rreme, dhe madje për të bllokuar edhe aksesin tek vendet që e publikojnë atë.

Një disiplinë super strikte. Në SHBA, pa asnjë vendim gjykate, mbyllet çdo lloj ëebsite, që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. Në Gjermani, është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues, dhe është përpjekja më e suksesshme për përmbajtjen e dëmshme në internet.