Ish kryeministrit Sali Berisha i është kërkuar të paraqitet në Gjykatën e Tiranës më datë 27 Dhjetor.

Top Channel dispon një kopje të fletë-thirrjes, të gjykatës nga ku zoti Berisha kërkohet të jetë në gjykatë për t’ju komunikuar pushimi procedimi penal 7340/2017.

Behet fjalë për hetimin e skandalit CEZ-DIA.

Megjithatë kjo çështje pritet të jetë një nga dosjet e nxehta që do të hetojë SPAK.