Gazetari shqiptar i Le Iene, Taulant Kopliku, iu është bashkuar zërave kundër mbi paketën antishpifje të qeverisë së Edi Ramës, që pritet të kalojë sot në Kuvend, dhe që parashikon vendosjen e gjobave të majme ndaj medias online, si dhe veshjen e AMA-s me kompetenca gjyqësore.

Kopliku ka risjellë në vëmendje grevën e ndërmarrë nga Pjetër Arbnori, në mbrojtje të fjalës së lirë, teksa u ngujua në një zyrë të Kuvendit, duke shprehur se ky gjest i tij është një udhërrëfyes i mirë për të gjithë gazetarët shqiptarë.

POSTIMI I PLOTË I KOPLIKUT:

Pjeter Arbnori hyri ne greve urie i vetem ne nje zyre te parlamentit per te mbrojtur lirine e fjales. Ata qe e njohin kete histori e dine shume mire se kjo nisem individuale e Mandeles shqiptar, ka qene ndoshta e vetmja greve e vertete urie, ne te cilen Arbnori rrezikoi seriozisht jeten.

Ky akt ekstrem vetesakrifikimi eshte ndoshta nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e ketij vendi. Nje shembull sesi problemi i paketes famekeqe antishpifje nuk zgjidhet as me peticione e as me postime ne fb por me aksion te mireorganizuat dhe me sakrifica individuale.

Problemi eshte a jane te gatshem te pozicionohen ajo shumice kolegesh qe (megjithe respektin), jane aq te frustruar nga oligarkia qe drejton mediat kryesore, saqe edhe per tu organizuar ne nje situate te tille dramatike per te ardhmen e fjales se tyre, me perpara duhet te testojne humorin e pronarit.

Gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile kanë thërritur paraditen e sotme një protestë përpara Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një përshkallëzim të saj deri në grevë urie.