Ekipi kampion në futbollin e femrave, Vllaznia, ka dhuruar një show në dhomat e zhveshjes.

Vajzat e ekipit shkodran realizuan me sukses sfidën e koshit. Ato e kaluan topin pa rënë në tokë, duke e mbajtur në ajër me kokë.

Kapitenia e Vllaznisë, Megi Doçi, qëndronte në mes duke e udhëhequr sfidën me sukses. Ajo shënoi dhe në fund koshin e famshëm, duke e përmbushur misionin. Thjesht spektakël!.

Ketij gjesti te futbollisteve te Vllaznise i ka kushtuar rendesine e duhur edhe Federata Shqiptare e Futbollit e cila permes nje postimi ne faqen e saj ku shkruan: “Megi Doçi dhe futbollistet e KFF Vllaznia, futbolli bashkon zemrat”.