Leandry Malkaj, 20 vjeçari  më  origjinë  Shqiptare ka ngritur flamurin Shqiptar, teksa  është  shpallur  kampion  në  kick  box në  peshën  90 kg në  regjionin e jugut  të  Francës në 13 Dhjetor të  këtij  viti, në  përballjen kundër Clement Beague.

Malkaj ka  rreth  5 vite  që  ushtron  këtë  sport, ndërsa  titulli  kampion  nuk është  arritja  e tij  e vetme.

 Edhe  pse  i lindur  në  Ales, Francë 20 vjeçari  më origjinë  Shqiptare thotë  se pavaresisht faktit se garon  për  ekip francez e ndjen veten shqiptar.  

Ai përgatitet  për  kampionatin  kombëtar  në  France, në  Maj 2020,  ndërsa  thotë  plot  bindje  se  gjatë  këtyre  5 muajve  do të  stërvitet me synimin të  shpallet  kampion  e po  ashtu  të  valvit flamurin Shqiptar  në  Paris. 

Me  shpresë  se  simboli  kombëtar  do  ti  sjell  djaloshit  të  talentuar  po  aq fat,  sa  ai  i ka  dhënë  shqipërisë krenari