Leandry Malkaj, 20 vjeçari më origjinë Shqiptare ka ngritur flamurin Shqiptar, teksa është shpallur kampion në kick box në peshën 90 kg në regjionin e jugut të Francës në 13 Dhjetor të këtij viti, në përballjen kundër Clement Beague.
Malkaj ka rreth 5 vite që ushtron këtë sport, ndërsa titulli kampion nuk është arritja e tij e vetme.
Edhe pse i lindur në Ales, Francë 20 vjeçari më origjinë Shqiptare thotë se pavaresisht faktit se garon për ekip francez e ndjen veten shqiptar.
Ai përgatitet për kampionatin kombëtar në France, në Maj 2020, ndërsa thotë plot bindje se gjatë këtyre 5 muajve do të stërvitet me synimin të shpallet kampion e po ashtu të valvit flamurin Shqiptar në Paris.
Me shpresë se simboli kombëtar do ti sjell djaloshit të talentuar po aq fat, sa ai i ka dhënë shqipërisë krenari