Gjendet i pajetë një 73-vjeçar pranë përroit të fshatit Zhulat. Bëhet fjalë për shtetasin shtetasin Bashkim Pula, i datëlindjes 1946, i cili qe shpallur i humbur që prej ditës së djeshme. Familjarët e 73-vjeçarit njoftuan policinë, e cila menjëherë u vu në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë i vdekur, ndërsa forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes.